“Edhe Byroja Kombëtare e Hetimit po merret nga qeveria”, PD paralajmëron: Aida...

“Edhe Byroja Kombëtare e Hetimit po merret nga qeveria”, PD paralajmëron: Aida Hajnaj e mbytur në skandale

131
0
Shares

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot se Qeveria po shtie në dorë edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, duke përgatitur të vërë në krye të saj Aida Hajnzan, Zv.drejtoren e Policisë së Shtetit.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, deklaroi se Aida Hajnaj po mbetet e vetme në listë në një kohë që figura e saj është e mbushur me skandale.

Aida Hajnaj është e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, duke lënë të lirë trafikantin e drogës Naser Gashin pasi ra në duart e Policisë së Shtetit vitin e kaluar.

Aida Hajnaj ndëshkoi policin që e denocoi rastin dhe ai sot është në azil, kurse ajo pret të vihet në krye të BKH. Aida Hajna është e mbytur në skandale, si kandidate e vetme e BKH dhe citohet edhe në raportet ndërkombëtare,” nënvizoi Paloka.

Në lidhje me këtë subjekt, nga ana e SHÇBA, në vitin 2018 janë marrë informacione të besueshme dhe konkrete, ku kjo shtetase implikohet në marrjen e shumave nga 10 mijë euro për dhënien e gradave policore në mënyrë arbitrare dhe preferenciale. Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.9668, viti 2018, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku Aida Hajnaj dhe disa oficerë të Drejtorisë Përgjithshme dhe Akademisë së Policisë janë nën hetim”.

Ky është dokument zyrtar, por reforma në drejtësi, e marrë nën kontroll nga qeveria, e ka zhvlerësuar plotesisht.

Çdo provë flet kundër Hajnës së qeverisë dhe kontrollit politik të Komisionit të Vlerësimit. Për këtë akt të dyshuar korrupsioni, Aida Hajna, pretendente kryesore për të drejtuar BKH-në, vazhdon të jetë akoma në hetim nga prokuroria”-denoncon ish-deputeti nga selia blu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY