Deklarata tjeter e Opozites se Bashkuar: Rama po shkaterron marreveshjen, ne perfaqesojme...

Deklarata tjeter e Opozites se Bashkuar: Rama po shkaterron marreveshjen, ne perfaqesojme gjysmen e votuesve te 2017

120
0
Shares

Opozita e Bashkuar ka bere nje deklarate tjeter sot fill pas perfundimit te Keshillit Poltik kete te merkure. Permes kesaj deklarate theksohet edhe njehere se Rama ka shkaterruar marreveshjen permes ndryshimeve kushtetuese.

Opozita sot refuzoi te merrte pjese ne Keshill ku Rana tjote se do te votoj marreveshjen e 5 qershorit dhe pastaj ndryshimet kushtetuese te cilat zhbejne marreveshjen.

Deklarata e plote:

Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.

Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme,
· pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);
· në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;
· pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;
· në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.
· pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.

I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY