VIDEO/ Ali Ahmeti tregon permasat e fitores

VIDEO/ Ali Ahmeti tregon permasat e fitores

65
0
Shares

Kreu i BDI, Ali Ahmeti shpalli ne mesnate fitoren e partise se tij ne te gjitha zonat zgjedhore.

“Jemi fitues absolut në të gjitha zonat zgjedhore. Në zonën zgjedhore numër 1, fitues BDI, Në zonën numër 2 fitues BDI, në njësinë zgjedhore 5 fitues BDI dhe në njësinë e 6 zgjedhore fituese BDI. Kemi siguruar mbi 100 mijë vota”, tha Ahmeti para mbeshtetesve te tij.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmemti derisa paralajëmroi fitoren e subjektit të tij politik, tha se me këtë fitore të BDI-së kanë fituar gjithë shqiptarët dhe se nuk ka humbur askush.

“Do ti dalim zot te gjithë shqiptarëve, ashtu siç kemi qenë për 18 vite me radhë”, tha Ahmeti në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të procesit të sotëm zgjedhor.
“Falënderoj votuesit që në këto rrethana paksa të vështira iu përgjigjen thirrjes për dalje në zgjedhje. Në këto rrethana të rënduara ne vërtet në rend të parë e kemi pas shëndetin, por kjo duhej ndodhur sepse shteti pa institucione nuk mund të funksionojë. Andaj një mirënjohje të thellë sepse kjo është një sakrificë që kanë bërë njerëzit”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, duke nënvizuar atë që BDI nuk do të punoj vetëm për votuesit e saj por për të gjithë shqiptarët. /DRONI.al/

Press BDI-Kryetari Ali Ahmeti

Press BDI-Kryetari Ali Ahmeti

Publiée par Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI sur Mercredi 15 juillet 2020

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY