POGRADEC/ Kapet kamioni me dru, edhe shoferi i dehur me raki

POGRADEC/ Kapet kamioni me dru, edhe shoferi i dehur me raki

547
0
Shares

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve.

Kapet duke transportuar me kamion, 20 m³ lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet lëndë drusore.

Ne afërsi të fshatit Pleshisht, policet ndaluan për verifikim e kontroll mjetin tip kamion “Benz” të ngarkuar me lëndë drusore, me drejtues shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë.

Ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës për sasinë e lëndës drusore, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu pas kryerjes së test alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, njoftoi policia e Pogradecit.

32-vjeçari, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY