Takimi Basha- Meta, dalin detajet e para, politika e tronditur nga votimi...

Takimi Basha- Meta, dalin detajet e para, politika e tronditur nga votimi ne Kuvend

79
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i ka kerkuar sot kreut te opozites qe ti qendrojne besnik marreveshjes se 5 qershorit per kodin zgjedhor. Meta dhe Basha u takuan sot paradite ne Presidence.

“Do kerkoja nga ju qe ti qendronit me besnikeri marrveshjes se firmosur me perfaqesuesit e mazhorances dhe te ruani qetesinë dhe ne keto momente kur ka perpjekje per te cenuar rende  Kushtetuten e vendit ne menyre kriminale dhe per te shkaterruar cdo lloj legjitimiteti te institucioneve në vend”- tha Meta sikurse raporton Panorama.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja e kërkesës për takim, “pas kerkeses suaj para dy ditesh  ku parashtruat shqetesimet tuaja”.

Meta ka theksuar se ajo që “qe na bashkojnë sot jane Kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqiperisë. Keni rol te rendesishem me qetesi dhe pergjegjshmerine tuaj per te bashkëpunuar edhe me partneret europianë dhe boten demokratike se e kam theksuar se gjate tensioneve artificial ne vendin tone, se konfliktet ne Shqiperi s’jane te rastësishme, jini te vetëpërmbajtur. E rendesishme është te mos bejme aventurë me Kushtetuten”- mësohet të ketë thënë Meta.

Basha, nga ana e tij ka akuzuar Qeverinë për dy akte te paprecedente, duke thyer nje marrëveshje të arritur me bekim nderkombetar qe normalizoi klimen ne vend.

“Në arritëm një marrëveshje që u pershendet nga faktori nderkombetar. Koha ishte esenciale. Nese keto ndryshime ndodhin, ne do të jemi vendi i dyte, pas Rusisë qe ndodhin ndryshime ne kohe pandemie, fature që do të jetë shume e rendë”- tha Basha sikurse transmeton Panorama. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY