GREQI/ Adoleshentja shqiptare gjendet pa fryme te dera e kishes

GREQI/ Adoleshentja shqiptare gjendet pa fryme te dera e kishes

80
0
Shares

Një vajze 16-vjeçare, e cila dyshohet se është shqiptare, u gjet e vdekur këtë mëngjes jashtë një kishe në kodrën e Profetit Elias në Trikalla.

Faqja lokale e lajmeve trikalavoice.gr pretendon se ajo është një 16-vjeçare, me origjinë shqiptare, e cila jetonte në qendër të qytetit të Trikallas me familjen e saj.

Sipas burimeve të cituara nga TV10.gr, e mitura kishte denoncuar para disa ditësh në polici dhunën nga një shok i saj.

Trupi i saj u gjet jashtë kishës nga punëtorët e komunës së Trikalës, të cilët po pastronin zonën. Vajza kishte mavijosje në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit, me gjurmë këpucësh në fytyrë dhe në trup, raporton media lokale.

Vajza e re ishte duke u kërkuar nga familja e saj që prej ditës së djeshme, pasi motra e saj i kishte njoftuar autoritetet gjatë natës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY