Raporti i Fredoom House, Zhupa: Konfirmoi se Rama ka përkeqësuar demokracinë dhe...

Raporti i Fredoom House, Zhupa: Konfirmoi se Rama ka përkeqësuar demokracinë dhe shkatërroi ekonominë

32
0
Shares

Zëdhënsja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar me një postim në faqen e saj në facebook pas publikimit të Fredoom House qe bën fjalë për demokracinë në Shëipri.

Sipas zëdhënses së demokratvëe ky raport konfirmoi se Rama ka përkeqësuar demokracinë dhe shkatërroi ekonominë

Ja postimi i plotë

Raporti i Freedom House, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa: Konfirmoi se Rama ka përkeqësuar demokracinë dhe shkatërroi ekonominë

Rama e ka përkeqësuar demokracinë në Shqipëri, ai është përgjegjësi i vetëm për përkeqësimin e Shqipërisë për vitin 2019 në Raportin Vjetor të Freedom House!

Freedom House vëren se: ‪

-Demokracia në Shqipëri u përkeqësua në vitin 2019, duke rritur kështu autoritarizmin dhe një sistem jofunksional të mekanizmave për të kontrolluar dhe balancuar fuqinë e qeverisë.

-Parlamenti miratoi disa kontrata të dyshimta për koncesion dhe PPP përmes ligjeve speciale.

-Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vazhduan me një procedurë oferte për teatrin kombëtar. Ndërsa protestat nga komuniteti artistik që kundërshtonte projektin vazhduan çdo ditë, qeveria dështoi të zbulojë informacione për kompanitë e ofertave ose fituesin e kontratës edhe pas afatit 30-ditor kishte skaduar.

-Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të nivelit të lartë mbeti e pazbardhur në vitin 2019. Prokuroria nuk arriti të hetojë me shpejtësi për rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë bashkie në Dibër dhe zgjedhjet e përgjithshme 2017 në qarkun Durrës.

-Qeveria, si dhe bizneset dhe grupet kriminale, u përpoqën të fitojnë ndikim mbi median. Paketa legjislative u miratua në dhjetor (megjithëse jo ende në fuqi deri në fund të vitit) megjithë shqetësimet e mediave shqiptare dhe organizatave ndërkombëtare.

Të gjitha këto janë rezultat i keqqeverisjes së Edi Ramës, shkatërrimit që i ka bërë shtetit ligjor edhe që ende vazhdon me përpjekjet për të ndryshuar kushtetutën pa pyetur për marrëveshjen me partnerët tanë SHBA, BE!

RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe demokracinë e shqiptarëve. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY