Behet me vendim qeverie: Maskat te detyrueshme ne cdo ambient te mbyllur

Behet me vendim qeverie: Maskat te detyrueshme ne cdo ambient te mbyllur

123
0
Shares

Qeveria ka marre sot nje nga vendimet me te rrepta. Maskat ose barrierat mbrojtëse prej tekstili bëhen të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Përdorimi i barrierave mbrojtëse nga çdo qytetar është një masë efikase për kufizimin e përhapjes së COVID19 dhe uljen e numrit të të infektuarve, tha Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ndersa prezantoi masen me te re te qeverise.

Manastirliu tha se maskat do te mbahen ne dyqane, markete, institucione private dhe publike, transport , shkallet apk ashensorwt e pallatave.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë të reja për çdo thyerje të rregullit.

Ne vijim Ministrja lajmeroi se vendi ka rreth 500 shtreter per pacientet me covid si dhe 90 mije teste. Ajo tha se jane shtuar kapacitetet respiratore por nuk dha nje shifer per to. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY