Kanabis ne Shkoder, ndiqet penalisht kryeplaku ndersa nje tjeter arrestohet

Kanabis ne Shkoder, ndiqet penalisht kryeplaku ndersa nje tjeter arrestohet

50
0
Shares

Finalizohet operacioni policor “Mazrek 2020” nga policia e Shkodres duke ndaluar 1 shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike ndersa nisi procedimi në gjendje të lirë i kryetarit te Njësisë Administrative Guri i Zi.

U bë ndalimi i shtetasit në kërkim P. N., 36 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar që ky shtetas, në fshatin Mazrek, lagjja “Geraj”, Njësia Admininistrative Gur i Zi, ka kultivuar fidanë narkotike në një sipërfaqe toke pyjore.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë, shtetasi P. M., 31 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Guri i Zi, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, njofton policia e Shkodres.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY