DURRES/ 4 ne pranga, 8 ne kerkim, euro dhe makina per trafik

DURRES/ 4 ne pranga, 8 ne kerkim, euro dhe makina per trafik

160
0
Shares

Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 8 shtetas të tjerë ne kuader te operacionit policor i koduar “Danubi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 pasaporta dhe një sasi e konsiderueshme në lekë dhe euro.

Te arrestuatit jane M. Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera të tyre. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundjet fitimit.

Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë, njofton policia e Durresit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY