Thirrja në Hagë, Thaçi pas intervistimit: Iu përgjigja interesimit të prokurorëve, do...

Thirrja në Hagë, Thaçi pas intervistimit: Iu përgjigja interesimit të prokurorëve, do të vazhdojmë nesër

50
0
Shares

Ka përfunduar intervistimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Thaçi tha se iu përgjigj interesimit pyetjeve të prokurorëve për UÇK-Në.

Intervistimi do të vazhdojë ditën e nesërme.

Hashim Thaçi: “Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit, zotit [Pierre-Richard] Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E, në të njëjtën kohë, edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, intervistimi do të vazhdojë nesër”.

Para se të hynte në objektin e Prokurorisë Speciale për intervistim, presidenti Thaçi deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm dhe aktakuzën për krime lufte, e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat: vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY