Kakavijë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari turk

Kakavijë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari turk

49
0
Shares

Arrestohet në flagrancë një 22 vjeçar turk për veprat penale në Kakavijë.

Ai akuzohet për falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave dhe  Kalim i paligjshëm i kufirit.

“Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i patrullimeve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në kufirin e gjelbër, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë është kapur një shtetas nga Turqia duke kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, gjithashtu pasaporta që dispononte ky shtetas dyshohet e falsifikuar.” – njofton policia.

Policia në Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin U. E., 22 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY