Policia procedon penalisht tifozet e Tiranes

Policia procedon penalisht tifozet e Tiranes

35
0
Shares

Foto ilustruese

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, si dhe nuk u bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë, procedohen penalisht 6 shtetas, organizatorë të tubimit, njoftoi policia.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Kukësi, pasditen e djeshme, në stadiumin “Selman Stermasi”, disa persona kanë grumbulluar pranë stadiumit, një grup tifozësh të skuadrës Tirana, në shkelje të protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe duke kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar në gjendje të lirë organizatorët, konkretisht shtetasit:

M. J., F. M., E. S., O. K., G. X. dhe K. M.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, u gjobit me 1 milionë lekë të reja pronari i një lokali në afërsi të stadiumit, pasi lejoi të futeshin dhe të qëndronin në ambientet e brendshme të lokalit, tifozët që nuk po zbatonin urdhrin e Policisë për t’u shpërndarë dhe respektuar distancimin social, urdhër i dhënë disa herë me megafon, që prej fillimit të grumbullimit të paligjshëm e deri në shpërndarjen e plotë të tyre./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY