20 shtrime ne nje dite, mjeku Pellumb Pipero ben nje mesazh per...

20 shtrime ne nje dite, mjeku Pellumb Pipero ben nje mesazh per te gjithe

668
0
Shares

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero përmes një postimi në Facebook, nënvizon se qeveria nuk ka asgjë në dorë dhe se rrezikojnë të bëjnë hapa pas nëse nuk mbajnë masat dhe nuk ruajmë distancën.

Postimi i plotë:

Nuk dua t’ju zgjoj,
por zgjohuni me nje mesazh nga une/dhe ne, të pa gjumit!

Eshte trishtuese te degjosh se Shqiperise i mbyllen kufijte, eshte edhe më trishtuese te degjosh se sot,disa muaj mbas fillimit te epidemise, ne spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 te semure, shume më shume se sa u shtruan ne nje dite, ne fillim te kesaj epidemie ne vendin tone.

Dhe pse valle?!

Mos virusi u zhduk! Mos valle pandemia mbaroi! Mos valle virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne cdo dite, orë e minute!
Mos vallë shkenca zbuloi nje vaksine?!
Mos valle ne mjeket kemi ne dore nje medikament kunder ketij virusi ende vrases?
JO
Virusi eshte ende midis nesh!
Ne ende nuk kemi nje vaksine!
Ne ende nuk kemi nje ilac ndaj tij!

Po si dhe me cfar mund ta luftojme?!

Vetem me nje arme!

Me distance dhe me Maske!
Ndaj sot, ne fillim te kesaj dite te re, po ju lutem:

Ruani distancen dhe mbani masken!

Ndryshe do na ktheni shume mbrapa ne kohe, edhe pse te hapur brenda nesh, do jemi te mbyllur per Europen!

Ju lutem me degjoni SOT

Neser eshte shume von!

Qeveria nuk ka asgje ne dore!
Gjithcka eshte ne duart tona!

Ju lutem me degjoni mua! Mos degjoni politikanet sot! Degjoni specialistet!

Maska dhe distanca!

Vetem kaq mjafton!

Kaq pak, per te perfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argetim ne pandemi, dhe aspk izolim me botën qe po hapet cdo dite!

Na i hiqni kufite, duke i vene kufi virusit, thjesht dhe vetem me nje maske dhe distance!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY