Vokshi: Rama po rrezon opinionin e Venecias per ligjin e AMA

Vokshi: Rama po rrezon opinionin e Venecias per ligjin e AMA

53
0
Shares

Rishikimi i paketës ligjore të censurës për median online është 1 nga 15 kushtet që qeveria duhet të plotësojë, por Edi Rama po çon përpara planin për të shndërruar në institucion thellësisht partiak Autoritetin e Medias Audiovizive dhe Këshillin Mbikëqyrës të Radio Televizionit Shqiptar, duke treguar se plani i tij nuk është media e lirë, por kontrolli i saj, përmes emërimeve politike në këto institucione, thote ish deputetja Albana Vokshi.

Edi Rama po bën një lojë të dyfishtë dhe të rrezikshme për lirinë e medias. Nga njëra anë bën sikur është i kënaqur nga vendimi i Komisionit të Venecias, që rrëzoi ligjin e tij të censurës, nga ana tjetër vazhdon të mbajë në një garë formale vartësit e tij dhe të Erion Veliajt për kreun e AMA-s.

Në ligjin e cencurës së medias, ky është institucioni që vendos mbylljen e një portali online, nëse përshembull, përmbajtja e një shkrimi denoncon aferat korruptive të qeverisë dhe kryeministrit të dështuar Edi Rama.

Komisioni i Venecias foli qartë kundër paketën “Rama” për median, duke theksuar 3 parime.

• Paketa “Rama” rrezikon hapur lirinë e medias dhe të shprehjes
• Paketa nuk duhet të kalojë me ndryshimet e bëra nga qeveria
• Qeveria duhet të mbështesë një mekanizëm vetërregullator me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

“Fuqitë e reja nuk duhet t’u jepen AMA-s dhe AKEP-it, pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarur nga partitë politike, nga bizneset e mëdha të medias dhe nga interesat e korporatave të lidhura me politikën,” – thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias kundër ligjit të censurës.

 

“Çfarë bën Edi Rama që të respektojë këtë vendim të Venecias, i cili është përfshirë si kusht për hapjen e negociatave? Përgjigja është: Asgjë! Bën të kundërtën e asaj që i kërkohet”, deklaron Vokshi.

Pjese nga deklarata e Vokshit:

Rama Synon që, në kundërshtim me ligjin dhe me forcën e kartonave në Kuvend, të emërojë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një individ thellësisht politik, siç emëroi në krye të institucionit për komunikimet elektronike, shefin e tij të protokollit.

Maklen Misha, themelues i partisë G99 me Erion Veliajn, shkrues i fjalimeve të Edi Ramës,, është projektuar të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 pseudokandidatët e tjerë, që mbushin garën formale, janë rrogëtarë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Përveçse shkelin ligjin me përkatësine e tyre të theksuar politike, e përbashkëta tjetër e kandidatëve të qeverisë është se asnjëri nuk përmbush kushtin formal të vjetërisë në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY