Shkarkohet si nenkryetare e LDK, Vjosa Osmani

Shkarkohet si nenkryetare e LDK, Vjosa Osmani

112
0
Shares

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar pasditen e së shtunës nga detyrat në parti Vjosa Osmanin.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka dërguar ditën e sotme një letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë për votimin e dy propozimeve. Një për kalimin e Avdullah Hotit në pozitën e nënkryetarit dhe tjetri për ta larguar Vjosa Osmanin nga dy pozitat që ajo mban në parti.

Siç thuhet në letër, kërkesa e Isa Mustafës erdhi pas veprimeve të Vjosa Osmanit kundër qëndrimeve të LDK-së.

Tashmë, mediat në vendase kanë publikuar dhe emrat e atyre që kanë votuar kundër shkarkimit të Osmanit.

Raportohet se disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që votuan kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK janë: Valentina Bunjaku, Anton Quni, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Avdi Pireva, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri.

Gjithashtu bëhet e ditur se anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nuk e dinë rezultatin për shkarkimin e Vjosa Osmanit ndersa votimi eshte kryer me email. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY