Basha me bizneset: E vetmja zgjidhje eshte rritja e fuqise blerese

Basha me bizneset: E vetmja zgjidhje eshte rritja e fuqise blerese

42
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në zonën e Ish Unazës së Re  ku u takua me qytetarë dhe biznesmenë të zonës. Sipërmarrës të shumtë iu ankuan z.Basha për taksat e larta që rëndojnë ekonominë e biznesit të vogël dhe harresën totale të qeverisë gjatë tre muajve të karantinës.

“Pas koronës ka rënë xhiro. Dobët! Nuk ka njerëz që të blejnë. Ska as studentë, nga ata jemi mbajtur. Pa punë fare, situatë e vështirë. Me zor ia dalim, rrimë deri në 2 të natës. Faturat s`i përballojmë, nxjerrim vetëm ushqimin.”- u shpreh një pronar fast-food gjatë bisedës me kryetarin e opozitës.
Tregtarë të tjerë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me rënien drastike të xhiros ditore.
“Kriza ekonomike i ka bërë njerëzit të kthehen në fshat”, – thotë pronari i një furre buke në një nga lagjet më të varfëra të kësaj zone.

Sipas sipërmarrësve, kjo situatë mund t`i çojë ata drejt falimentimit, ndërsa qeveria nuk është kujtuar për asnjë ditë, qoftë duke i ndihmuar me pagën e luftës apo forma të tjera ndërhyrjeje financiare.

“Me ato 260 mijë lekë që i dha ai, i mbajti prapë shteti, se u deshën me u pagujt sigurimet e punëtorëve se jemi shumë, plus me shtu prapë. Kështu që se di si do bëhet”, – thotë pronarja e një restoranti të vogël që po kalon ditët më të vështira.

Sipas kreut të opozitës, kjo situatë mund të tejkalohet vetëm duke ndihmuar ekonominë familjare si e vetmja mundësi për të rritur fuqinë blerëse.

Basha: Gjëja e parë është të rrisim fuqinë blerëse se nëse njerëzit i kanë xhepat bosh, kjo shkatërron të gjithë zinxhirin e ekonomisë. E ndjeni ju, bie punësimi, pastaj bie konsumi edhe bëhet rreth vicioz. Në vend që të shkojë lartç, shkon poshtë e më poshtë. Dhe që njerëzit të kenë lekë në xhepat e tyre në këto kohë pandemie, taksat duhet t’i kishin cuar për t’i ndihmuar njerëzit.

Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë takimeve me sipërmarrës të biznesit të vogël ka premtuar se qeverisja e e ardhshme do të aplikojë vetëm një taksë  të vetme, atë 0.5  % përqind të xhiros vjetore për biznesin e vogël./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY