Basha: Asgje nuk mund te fshehe hajduterine e Rames tek Astiri

Basha: Asgje nuk mund te fshehe hajduterine e Rames tek Astiri

34
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter Fill pas nje vendimi te gjykates se Tiranes per banesat e Astirit ku nje padi e Erion Velise ndaj Jorida Tabakut nuk u rrezua nga gjykata.

Postimi i Bashes:

Babëzia, arroganca dhe shpifja janë trinomi i pandarë i RAMAVIRUSIT që prej 7 vitesh i ka shtyrë shqiptarët drejt shpunësimit, varfërisë dhe krizës. Asnjë marionetë e RAMAVIRUSIT nuk e fsheh dot hajdutërinë e tij në bashkëpunim me trafikantët e drogës tek afera e Astirit. E vërteta e vetme e këtij KM dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij.Këtë të vërtetë që i madh e i vogël e di dhe e ka provuar në kurriz, nuk e fshehin dot më as gjyqtarët e korruptuar dhe as regjia e propagandës së lodhur. Këto të vërteta dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër mjerimit ekonomik dhe padrejtësive të RAMAVIRUSIT, do ta largojnë shumë shpejt këtë bandë dhe drejtësia e pavarur do tu japë ndëshkimin e merituar me ligj për krimet, varfërimin dhe zhvatjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY