Ndahet nga jeta mjeku i shquar Panajot Boga

Ndahet nga jeta mjeku i shquar Panajot Boga

162
0
Shares

Eshte ndare nga jeta sot Profesori dhe mjeku shumë i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga. Au ka ndërruar jetë në një moshë të thyer, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në mjekësinë tonë.

Mjeku Boga për shumë vite me radhë ishte drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri. Lajmi për humbjen e profesorit ka trishtuar shumë miq, kolegë, të afërm dhe familjarë.

Gjithashtu, ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Partisë Demokratike, Tritan Shehu,  thotë se mjekësia shqiptare humbi një  njeri vizionar dhe të guximshëm.

“Lamtumirë Prof. Dr. Panajot Boga! Sot është një dite zi për mjekësinë e veçanërisht për ortopedinë shqiptare, që humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tonë, organizatorin energjik e të kudo gjendur, drejtuesin jetëgjatë të shërbimit të ortopedisë, aplikuesin e guximshëm e vizionar të shkencës e progresives në atë fushë kaq të gjerë të mjekësisë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes se tij, kolegëve, bashkëpunëtorëve të rinj e të dikurshëm, miqve, të gjithëve, për këtë humbje të madhe”, shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY