Detaje të tjera mbi ngjarjen në Shkodër, policia nuk ka kapur ende autorin, por prangos të plagosurin dhe një tjetër

Shares

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 4 qershor ku mbeti i plagosur shtetasi V. K.

Ne pranga vihet edhe  27-vjeçari që mbeti i plagosur, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të bërë nga strukturat e Policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19”,-njofton policia.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për  veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...