Keshilli Politik mbyllet pa rezultat, PS refuzon identifikimin biometrik

Keshilli Politik mbyllet pa rezultat, PS refuzon identifikimin biometrik

94
0
Shares

Katër orë diskutime pasditen e sotme nuk kanë sjellë rezultat në tryezën e Këshillit Politik.

Opozita nuk ka arritur të marrë konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke folur pas mbledhjes tha se kjo është vija e kuqe e opozitës që nuk do të lejojë të kalohet.

Bylykbashi: Për çështjen e administrimit të zgjedhjeve dhe gjykimit nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë mbush kutitë, vetë i numëron dhe vetë shpall rezultat. PS në strategjinë e saj ka vetëm një gjë, vjedhjen dhe marrjen e votave në tavolinë. Kjo është një vizë e kuqe që opozita nuk do të lejojë të kalohet. Pa u arritur dakortësia për propozimin tonë që bllokon mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, të gjitha përpjekjet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të maskuar.

Vasili: I gjithë modeli i socialistëve është vetëm legjitimimi i eksperimentit të 30 qershorit ku numëruesit dhe komisionerët e qeverisë tashmë të bëhen me ligj. Parimi i njohur stalinist  që ka rëndësi vetëm të votojnë njerëzit ndërsa votat i numërojmë ne është e vetmja që e udhëheq PS e cila e ka shumë të qartë që në një votim normal dhe korrekt nuk mund ti fitojë kurrë këto zgjedhje. Është kapur si mbyturi pas një fije bari që të marrë dhe të vjedhë votat në tavolinë. Të mbushë kutitë në tavolinë, të numërojë po vetë dhe të nxjerrë rezultatin ashtu si në 30 qershor. Ajo që opozita ka vendosur pa kthim është asnjë centimetër më poshtë nga standardet që ekzistojnë.

Sot ka vetëm një strategji të PS, ta minojë reformën zgjedhore, të rrëmbejë me komisione të paligjshme votat, të shkojë drejt logjikës së faktit të kryer dhe miratimit të njëashëm të reformës zgjedhore që dihet botërisht që është fundi i Shqipërisë europiane dhe hapjes së negociatave. PS ka vetëm një rrugë, të mos pengojë atë që është propozimi i opozitës që nuk privilegjon asnjë milimetër opozitën por vetëm e vendos në kushte të barabarta me mazhorancën.  I heq PS çdo mundësi të rrëmbejë të gjitha llojet e komisioneve dhe të varrosë votën e lirë në Shqipëri.Propozimet e opozitës janë për një paritet absolut. Ajo kërkon të jetë vetëm ajo në tavolinë.

Bylykbashi: Kemi bërë propozime për të garantuar votën e zgjedhësve shqiptarë.Rrotacioni politik të ndodhë me votë. Propozimet tona janë refuzuar pavarësisht fleksibilitetit të opozitës që për çështje të caktuara të ecet për të gjetur kompromis por që nuk janë çështje themelore ne jemi përballur me refuzimin e të gjitha çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor. PS do të krijojë alibionë që në përfundim të procesit ti drejtoihet parlamentit që ti vendosë rregullat vetëm pa kompromis dhe konsensus ashtu si kërkon BE dhe siç është marrëveshja e 14 janarit 2020. Deri sot opozitës çdo kërkesë që është bërë i është refuzuar nga PS që nuk ka interes për reformën zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY