VIDEO/Manastirliu flet për hapjen: Nuk do të bëjmë hapa pas, çfarë lejohet...

VIDEO/Manastirliu flet për hapjen: Nuk do të bëjmë hapa pas, çfarë lejohet dhe ndalohet nga 1 qershori

117
0
Shares

Shifrat e rritura diteve te fundit, nuk do te bejne qe te devijohet plani per rihapjen.  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se pavarësisht rritjes së shifrave nga data 1 qershor do të vazhdojë plani i hapjes ashtu si ishte vendosur.

Ajo deklaroi se nga 1 qershori do të lejohet lëvizja në të gjithë territorin e vendit, hapen plazhet. çerdhet, kopshtet dhe kufijtë tokësorë.

“Nga 1 qershori lejohet lëvizja në të gjithë territorin pa asnjë kufizim. Do të hapen çerdhet dhe kopshtet dhe kufijtë tokësore. Mbetet në fuqi karantina 14 ditë.

Nga data 1 qershor plazhet do të jenë të hapura me autorizime nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur në këtë periudhë. Të gjithë të zbatojnë protokollet që do të bëhen publike

Do lejohen kampionatet sportive pa praninë e publikut. Do të hapen parqet. Po punohet për një plan për transportin publik por deri në miratimin e tij do qëndrojnë të mbyllura. Do qëndrojnë të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, palestrat dhe clubet”, tha Manastirliu.

Në fund të këtij komunikimi, ju informoj se duke filluar nga nesër, gjatë fundjavës e në vijim hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjelbërta. Edhe këtë fundjavë, në kuadër të monitorimit të situatës dy javore, nuk do të lejohet lëvizja nga zonat e kuqe për rezidentët e këtyre zonave. Për të gjithë vendin plazhet do të hapen sipas rregullave të mësipërme”,-u shpreh Manastirliu.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3003655353036423/?t=133

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY