VIDEO/Detajet nga protestat e sotme në Vlorë dhe Fier, Baçi: Jemi në krah të çdo qytetari për të drejtën

Ndaje

Edhe pse ne kohe pandemia, protestat nuk u ndalen ne asnje moment, me punonjes, qytetare dhe aktivitste te pakenaqur me masat e marra, paketat ekonomike dhe jo vetem.

Sot ishte radha e Vlores me punonjes te ndryshem qe protestuan perpara Tatimeve te clet kerkojne pagen e luftes.

Partia Demokratike ka ndjekur protesten e Vlores dhe Fierit dhe ka zbardhur detaje te tjera nga revolta e ketyre qytetareve.

Punëtorët e një tjetër fasonerie këpucësh protestuan, sepse nuk kanë marrë asnjë kacidhe.

Të nderuar miq,Kam sërish detyrën e vështirë t'ju njoftoj lajme të këqija nga Vlora.Pas epidemisë, varfëria, papunësia e dëshpërimi i kanë zënë për fyti njerëzit, por që gjendja të bëhet edhe më e rëndë e më e pashpresë, kujdeset Rilindja.E famshmja pagë e luftës, e katandisur për një copë bukë, as si lëmoshë nuk po jepet.Sot, punëtorët e një tjetër fasonerie këpucësh protestuan, sepse nuk kanë marrë asnjë kacidhe. Nuk dinin ku të shkonin, nuk i priste e nuk i dëgjonte askush, qoftë sikur për hipokrizi. Të munduar e të braktisur, të përbuzur, këta njerëz, bashkëqytetarët tanë, u kthyen duarbosh. Nuk e dinë se ç'i pret nesër, nuk dinë me se do t'i mbajnë familjet, siç nuk e dimë të gjithë, sepse bajlozët e Rilindjes dhe vetëm ata e caktojnë të ardhmen tonë e të familjeve tona.Rilindja, kjo Gërmadhë e shpifur, nuk i del më për zot as vetes, e jo më njerëzve që duhet të qeverisë. Ky sekt i kalbur, zhvatësish e plaçkitësish, ka marrë udhën pa kthim të ikjes, por deri atë minutë, as ligji e as frika e turpit, nuk do t'i ndalë.E ç'është "Paga e Luftës" për këtë bandë? Bakshish, në një nga ato drekët e partisë, bakshish qejfi me copën e bukës për të qeverisurit e tyre.Kjo është Rilindja!

Publiée par Genc Deromemaj sur Vendredi 29 mai 2020

Nuk dinin ku të shkonin, nuk i priste e nuk i dëgjonte askush, qoftë sikur për hipokrizi. Të munduar e të braktisur, të përbuzur, këta njerëz, bashkëqytetarët tanë, u kthyen duarbosh.Nuk e dinë se ç’i pret nesër, nuk dinë me se do t’i mbajnë familjet, siç nuk e dimë të gjithë, sepse bajlozët e Rilindjes dhe vetëm ata e caktojnë të ardhmen tonë e të familjeve tona.

Rilindja, kjo Gërmadhë e shpifur, nuk i del më për zot as vetes, e jo më njerëzve që duhet të qeverisë. Ky sekt i kalbur, zhvatësish e plaçkitësish, ka marrë udhën pa kthim të ikjes, por deri atë minutë, as ligji e as frika e turpit, nuk do t’i ndalë”-,shkruan Genc Deromemaj ne facebook.

Po ashtu kreu i PD ne Fier, Luan Baçi ka ndjekur protesten e zhvilluar ne Topoje dhe Seman. Banoret e Topojes dhe Semanit dolen ne proteste, pasi sipas ish-deputetit jane te braktisur dhe te harruar nga banditet ne pushtet.

“Nderprerje e energjise elektrike dhe fatura afrofe, megjithse Ministre Balluku, me biznese afer saj, i viziton shpesh here, dhe investon per te shitur energjine qe prodhohet nga energjia diellore dhe aspak vemendje qe te investohet, per banoret e ketyre zonave, me mbi 10 mijë banorë  jane pa uje te pishem, pa pune dhe te harruar ata jane ne proteste dhe ne ne mbeshtetje te tyre”,-shprehet Baçi.

Publiée par Luan Baçi sur Vendredi 29 mai 2020

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje