Parandalohet vrasja në Fier, prangoset autori dhe 2 bashkëpunuesit e tij

Parandalohet vrasja në Fier, prangoset autori dhe 2 bashkëpunuesit e tij

128
0
Shares

Arrestohet një person në Fier, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas tjetër.Së bashku me autorin, janë prangosur edhe 2 shtetas të tjerë.

“Në sallën operative të DVP Fier ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Y., se në fshatin Kreshpan një person kishte tentuar ta vriste. Policia ka vlerësuar menjëherë situatën duke organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorit.” – njofton policia.

Autori është shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Kreshpan, i cili ishte larguar nga vendngjarja.

Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë (të afërm të shtetasit E. M.), të cilët e kishin ndihmuar autorin duke i fshehur armën me të cilën ai kishte tentuar të vriste për motive të dobëta shtetasin A. Y., 32 vjeç, banues në Kreshpan.

Të arrestuarit në flagrancë, për moskallëzim krimi, janë shtetasit F. M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç, banues në Kreshpan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit (pistoletë me mulli) dhe 80 fishekë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY