FOTO/Basha takon bizneset në Njësinë nr 8 në Tiranë: Qytetarët në vështirësi,...

FOTO/Basha takon bizneset në Njësinë nr 8 në Tiranë: Qytetarët në vështirësi, por Rama i jep mijëra euro inceneratorit

51
0
Shares

Takimet e kryedemokratit Basha nxjerrin ne pah per publikun problemet qe realisht perjetojne tregtaret dhe bizneset e ndryshme. Duke u ndalur prej dy ditesh ne Tirane, Basha kete radhe tha se gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Sipas asaj qe ka mesuar Basha, qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama, madje ai shton se nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

“Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet”,-shprehet Basha.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, Basha zbuloi se kryeministri dhe qeveria i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë”-shprehet Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY