Rama njofton shtyrjen e kesteve te kredise per here te dyte

Ndaje

Kryeministri Rama njoftoi shtyrjen për të dytën herë të afatit të shlyerjes së kredive për bizneset dhe individët që kanë patur probleme të shkaktuara nga koronavirusi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se kanë rënë dakord me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë që të shtyhen deri në 31 gusht pagesat e kësteve të kredive.

Deri më tani ka patur ankesa prej aplikantëve me argumentin se shpesh kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga bankat duke nxjerrë arsyetime të ndryshme.

Postimi i Ramës:

BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020👍

GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje