Pandemia rrit rreziqet qe vijne nga stina e nxehte

Pandemia rrit rreziqet qe vijne nga stina e nxehte

111
0
Shares

Pandemia e koronavirusit rrit rreziqet shëndetësore që lidhen me valën e të nxehtit, njofton Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO).

“Vera që po afrohet në hemisferën veriore pritet të shënojë një rekord të ri përsa i përket nxehtësisë”, tha zëdhënësja e OMO-së, Clare Nullis Kapp, në një konferencë online për shtyp në Gjenevë.

Organizata Botërore Meteorologjike u bëri thirrje qeverive të bëjnë plane për t’i mbajtur njerëzit të sigurt gjatë valëve të nxehtësisë pa përhapur koronavirusin e ri.

“Seria e informacionit, e cila mbulon tema të tilla si ventilimi, popullsia e cenueshme dhe pajisjet e mbrojtjes personale, po jepet “për të paralajmëruar vendimmarrësit të përpiqen t’i ndihmojnë ata të menaxhojnë sfidën e nxehtësisë dhe Covid”, u shpreh Kapp.

Në disa vende, ajo që zakonisht do të ishte këshillë e mirë gjatë një valë të nxehtë, si qëndrimi në hapësirat publike të mbyllura me ajër të kondicionuar, shkon kundër udhëzimeve shëndetësore publike për shkak të krizës së koronavirusit.

India aktualisht po përjeton një valë të gjerë nxehtësie, me temperaturat që arrijnë deri në 47.5 gradë celcius.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY