Nga plazh me guraleca në plazh rëre, dalin pamjet e masakrës...

Nga plazh me guraleca në plazh rëre, dalin pamjet e masakrës mjedisore në Himarë

103
0
Shares

Policia ka nisur nje procedim penal ndaj nje pronar te nje plazhi privat, i cili u zbulua nga videot e qytetareve duke hedhur rere ne vend te gureve qe ka plazhi ne jug.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet teksa një fadromë punon për tjetërsimin e plazhit , i cili nga plazh trandicionalisht me guralecë po kthente në plazh rëre, duke dëmtuar pa kthim ekomorfologjinë e territorit.

Duke ju kerkuar ndjese, pasi Forumi yne nuk merret me ceshtjet e mjedisit, per shkak te rendesise se faktit, po postojme…

Publiée par Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore sur Vendredi 22 mai 2020

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë Himarë në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombetar të Mjedisit dhe Territorit, gjatë monitorimit të vijës bregdetare kanë konstatuar një subjekt privat në zonën e plazhit të Drymadës me shkelje.

Subjekti privat (plazh) në pronësi të shtetasit A.B., 44 vjeç, ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Në subjektin në fjalë janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia.

Në vijim të këtyre veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”.

Po ashtu, nga ana e IKMT-së, subjekti privat është ndëshkuar me masë administrative – gjobë 2.000.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT kryeu menjeherë procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

Policia e Shtetit u bën thirrje gjithë subjekteve që të tregojnë kujdes maksimal në sjelljen me pronën publike dhe mjedisin e përbashkët.

Pasojat e shkeljeve ligjore dhe krimeve mjedisore do te jenë te forta për cilindo që i kryen ato.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY