ZHUPA/ Veliaj po pastron provat e krimit me administratorin e Zall Herrit

ZHUPA/ Veliaj po pastron provat e krimit me administratorin e Zall Herrit

106
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha sot se Erion Veliaj po zhduk provat e krimit tek Teatri me kompaninë e administratorit të Zall-Herit.

Veliaj po përdor kompaninë e punonjësit të tij, administratorit të Njësisë Zall-Herr Arben Maloku për të pastruar krimin tek shëmbja e Teatrit.

Kompania Arb& Trans 2010 të cilën e denoncova ditën e djeshme me prova që me mjetet e saj po kryen pastrimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar aktualisht është në pronësi të Fatmir Firi. (LINK) https://www.facebook.com/1013310425407030/posts/3840040259400685/

Vetë Fatmir Firi është nje nga biznesmenët të cilët ranë në pranga për 30 mln euro evazion fiskal, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, në muajin shtator të vitit 2019.

Kjo kompani deri në prill 2018 është zotëruar 100% në pronesi te Arben Malokut, njeriu i emeruar nga Veliaj në krye te njësisë administrative Zall-Herr. Maloku shiti aksionet familjarit të tij, njeriut më të afert, Fatmir Firi, pasi ligji e ndalon që në cilesin e zyrtarit si administrator i Njësisë Zall-Herr të ketë në zotërim aksionet e kompanisë dhe të merrte tendera publik nga Veliaj .

Lidhjet e qarta nepotike, klienteliste, tregojnë menyren se si funksionon me nje telefon , pa ligj dhe rregulla Bashkia Tiranë dhe kryetari i emeruar Veliaj.

Ndërkohe që Keshilli Bashkiak i Tiranës me vendimin fantazem vendosi që shëmbjen e Teatrit Kombëtar do e kryente Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit prane Bashkisë Tiranë, aty ndodhen klientet e zakonshem te lidhur me pushtetin personal te Veliajt!

Bashkia e Tiranes sot është një institucion që s`ka asnjë lidhje me zbatimin e ligjit, por vetem zbaton porosite e Veliajt me lidhjet e tij klientileste!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY