Donald Tusk denon shembjen e Teatrit Kombetar dhe dhunen policore

Donald Tusk denon shembjen e Teatrit Kombetar dhe dhunen policore

39
0
Shares

Ish-Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, reagoi ashpër sot per prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar duke thënë se bie në kundërshtim me vlerat evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent.

Tusk shprehet në gjuhën shqipe në mbështetje të Partisë Demokratike, ndërsa thekson se fríkësimi dhe përdorimi i dhùnës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i papranueshëm.

“Dënoj prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë të dielën që bie në kundërshtim me vlerat evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent.

Fríkësimi dhe përdorimi i dhùnës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i papranueshëm. Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lùfta kundër korrùpsionit duhet të mbizotërojë për perspektivën europiane të Shqipërisë.

Shpreh mbështetjen time për partinë tonë anëtare Partia Demokratike e Shqipërisë në lùftën demokratike për një Shqipëri më të mirë”, thekson Donald Tusk, politikani i larte evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY