Pollo: Shpresoj se qendrimi i BE te kthehet ne nje linje stabile

Pollo: Shpresoj se qendrimi i BE te kthehet ne nje linje stabile

46
0
Shares

Zyra e Bashkimit Evropian ne Tirane e ka ndare  sot veten nga vendimi i qeverise per nje ligj qe legalizon kanabisin ne Shqiperii cili u deklarua nga Kryeministri Rama ne pranine e ambasadorit te BE, Soreca.

Fill pas reagimit te BE ka reaguar ne twitter ish deputeti i PD, Genc Pollo.

“Sqarim i dobishëm e distancim social i shëndetshëm nga narkoprojekti qeveritar. Heshtja e @EUinAlbania gjatë #Kanabis2016 nuk ndihmoi për Shqipërinë europiane. Shpresoj reagimi i sotëm të kthehet në linjë stabile”, shkruan Pollo.

Pak me heret BE ne Tirane deklaroi:

“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY