Kapen 2 shqiptaret me kokainen 1 milione paund qe vinte nga Belize

Kapen 2 shqiptaret me kokainen 1 milione paund qe vinte nga Belize

131
0
Shares

Dy shqiptarë u kapen nga policia britanike ndersa po perpiqeshin te fusnin ne vend një sasi kokaine, që kapte vlerën ne treg mbi 1 milionë paund.

Mariglen Bajraktari 20 vjec dhe Romario Vukzaj 23 vjec u arrestuan pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një ngarkesë të dyshimtë dhe njoftuan menjëherë policinë.

Atyre iu gjetën 16 kg kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontenerieve ne Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar.

Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar thotë se vlerave e lëndës narkotike të sekuestruar mund të kapë e vlerën e mbi 1 milionë paund.

Shqiptarët e arrestuar po mbahen në paraburgim, ndërsa pritet të dalin para trupit gjykues më datë 3 qershor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY