Gazetari: Policia dhe prokuroria dekonspiruan te penduarin Klevis Alla, ndihmuan banden

Gazetari: Policia dhe prokuroria dekonspiruan te penduarin Klevis Alla, ndihmuan banden

524
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka pershkruar rolin e Klevis Allës në vrasjet e ndodhura kohët e fundit në Durrës, gjate nje interviste per abc news.

Hoxha tha se në këtë ngjarje policia gaboi pasi nuk garantoi dot anonimatin e të penduarit të drejtësisë duke rrezikuar kështu familjen e tij por edhe duke ndihmuar pjesëtarët e tjerë të këtij grupi ti shpëtojnë drejtësisë.

Më tej Hoxha tha se Altin Ndoci i arrestuar sëbashku me Klevis Allën është një personazh i njohur për drejtësisnë dhe se është i vështirë zbërthimi i tij në përfshirjet e tij në aktivitetin kriminal.

“Gabimi qëndron në rrjedhjen informacionit. Dalja e emrit, do të thotë që bashkëpunëtorë të tjerë të grupit, që nuk janë kapur, të marrin masa për të pastruar veten dhe të shpëtojnë. Kjo gjithashtu vë në rrezik 22 vjeçarin dhe familjen e tij, të cilët mund të gjenden nën presionin e pjesës tjetër të grupit që janë ende të pazbuluar. Nuk konceptohet dot që të publikohet fotoja e bashkëpunëtorit të drejtësisë menjëherë pas arrestimit të tij.

Personazhi tjetër që është i përfshirë Altin Ndoci është një personazh i rrahur me vaj e uthull, dhe është i vështirë për tu zbërthyer, ka qenë edhe herë të tjera në burg. Ka rezultuar se vrasësit me pagesë në Shqipëri e kanë nisur punën e tyre me grabitjen e makinave në rrugë. Ndoci, kur është kapur në 2015 kishte kryer një seri grabitjesh.

Ne thamë se ngjarjet kanë ngjashmëri me njëra tjetrën, si Dorian Shkoza dhe Viktor Haxhia kanë servis makinash, të dy janë përfshirë më parë në trafikun e lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY