Ministerja e Financave publikon formularet e aplikimit per fazen e dyte

Ministerja e Financave publikon formularet e aplikimit per fazen e dyte

194
0
Shares

Ministrja e Financave Anila Denaj publikoi sot dy formularet permes te cileve mund te aplikohet per fazen e dyte. Tek adresa e biznesit tek Tatimet jane edhe dy formularet qe do te perdoren per aplikim.

Postimi i ministres:

🚨Për qytetarët në procesin e përfitimit të Paketës së Dytë Anti-COVID🦠

✅Nga sot lehtësojmë procesin për verifikimet e individëve

💻Cdo punëmarrës që mendon se mund të jetë përfitues i Paketës së Dytë mund të plotësojë Formularin 2 të Ankesës në adresën efiling.info@tatime.gov.al.

📝Formulari duhet të plotësohet nëse biznesi ku ju punoni nuk ka bërë aplikimin për Paketën.

👉 https://bit.ly/35mFwsH

Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar, bëjmë me dije se kanë mundësi të paraqesin Formularin e ankesës (Formati 1 për subjekte dhe Formati 2 për individë), përmes kanaleve të komunikimit, të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve:

  • Subjektet, mund të ngarkojnë Formatin nr, 1 të ankesës, të plotësuar, në e-filing, menuja Çështjet e mia – Pyetje e Përgjithshme.

Tatimpaguesi në ankesën e tij duhet të shprehë qartazi problematikën si dhe të vendosë ID e punonjësve për të cilët pretendon se nuk janë përfshirë në Kërkesën për ndihmë financiare 2, të paraplotësuar me të dhënat e individëve potencialisht përfitues.

  • Individët, mund të dërgojnë Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al

Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

Në këtë periudhë të situatës së emergjencës së krijuar mga COVID-19, trajtimi i çdo ankese të paraqitur nga çdo individ apo subjekt, në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, është prioritet i Administratës Tatimore.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY