VV tha se do ta arrestonte, këshilltari zbulon ku gjendet Pacolli

VV tha se do ta arrestonte, këshilltari zbulon ku gjendet Pacolli

131
0
Shares

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë.  Kështu ka thënë sot Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova. Përveç kësaj Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion”, ka thënë ai shkurt. Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se Pacolli është kthyer në Kosovë me ndihmën e Presidentit Hashim Thaçi.

Dje pasdite qarkulloi lajmi se charteri i politikanit dhe biznesmenit kosovar do të zbriste në Rinas. Po dje pasdite, doli lajmi se kishte hyrë në Shqipëri, nga kufiri i Vërmicës, Presidenti Thaçi, i cili nuk është kontrolluar në doganë. E po ashtu, nuk është kontrolluar, edhe në kthim, kur ka hyrë sërish në Kosovë.

Sot të gjithë besojnë, se kreu i shtetit të Kosovës, ka ardhur në territorin tonë, dhe ka marrë me makinën e tij Pacollin, për ta kaluar në kufi pa kontroll, e për ta shoqëruar në Prishtinë. Cështja është vetëm ku u takuan në Kukës apo në ndonjë vend tjetër në afërsi të Kukësit për të mos rënë në sy.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY