Një zgjidhje për 35 mijë dosjet e Gjykatës së Lartë, marrëveshja me...

Një zgjidhje për 35 mijë dosjet e Gjykatës së Lartë, marrëveshja me USAID

73
0
Shares

Ambasada Amerikane ne Tiranë ka njoftuar një mënyrë se si mund të trajtohen rreth 35 mijë dosje nga Gjykata e Lartë.

Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

“Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shprehet ambasada.

Nuk është e qartë ende nëse kjo marrëveshje siguron respektimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, por nëse nuk ka asnjë konflikt em ligjin, ndihma e USAID është e konsiderueshme për të evituar mungesëne  aksesit në drejtësi për mijëra shqiptarë.

Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY