Policia godet gazetarin ne oret e karantines, i thyen edhe makinen

Policia godet gazetarin ne oret e karantines, i thyen edhe makinen

263
0
Shares

Nje polic rrahu gazetarin sonte në qytetin e Fierit.

Punonjësi i patrullës së policisë ka qënë jashtë orarit të shërbimit, ndersa ka ndaluar një makinë, e cila drejtohej nga një gazetar që administron një portal informativ.

Pasi e ndalon, polici i shoqëruar nga një person i qëllon me një çekiç xhamin e makinës dhe e qëllon edhe me grushte edhe gazetarin.

Gjithë ngjarja ka ndodhur pasi polici pretendon se gazetari kishte dalë me të dashurën e tij.

Pas sherrit në Fier, polici pezullohet nga puna.

Reagim i Policise se Fierit:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi: Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY