Gazment Bardhi: Qeveria la jashte skemave te ndihmes 750 mije punonjes

Gazment Bardhi: Qeveria la jashte skemave te ndihmes 750 mije punonjes

51
0
Shares

Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender,…

Publiée par Gazment Bardhi sur Jeudi 23 avril 2020

Ne nje deklarate te Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi thuhet  se qeveria la pa perfshire ne skemat e mbeshtetjes rreth 750 mije te punesuar.

Deklarate e Bardhit:

Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin.

Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua.

Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.

Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët. Për të provuar dhimbjen e atyre që skanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY