Denoncimi trondites i Bashes: Prej 3 ditesh po falsifikohen dokumentat e tenderave...

Denoncimi trondites i Bashes: Prej 3 ditesh po falsifikohen dokumentat e tenderave sekrete

95
0
Shares

Ka ardhur denoncimi i fortë i kreut të opozitës, Basha gjate nje interviste ne news 24. “Prej tre ditesh po punohet për të falsifikuar dokumentet e tenderave sekretë. Prokuroria të dalë nga karantina”, tha ai.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Të ndalemi pak tek tenderat që opozita aq shumë i denoncon përmes deklaratave të përditshme nga selia e PD. Tenderat sekrete të qeverisë të cilat nënshkruan në këtë kohë të epidemisë a janë të ligjshëm dhe pse bëhen tani?

Lulzim Basha: Për ne është fare e qartë. U bënë sekrete, e para për të mbuluar dështimin dhe gënjeshtrën e qeverisë që tha “jemi në rregull, kemi marrë të gjitha masat”. Ja pra që s’i kanë marrë masat. Kjo është vetëm për të fshehur mënyrën se si blihen këto pajisje, për të fshehur çmimin, për të fshehur sasinë dhe vetëm falë hulumtimit të disa gazetarëve dhe të ndërgjegjes së disa punonjësve të sektorit publik që ne kemi arritur të shtimë në dorë disa të dhëna që tregojnë se shumë prej këtyre pajisjeve janë zhdoganuar, pra, janë futur në Shqipëri, me ¼ (një të katërtën) të çmimit që pastaj janë shitur. Pra janë shitur 4 herë më shumësesa çmimi i tregut. Vura re që ka paqartësi edhe në mes gazetarëve apo analistëve për këtë. Nuk është problemi pse është bërë tenderi me procedurë të përshpejtuar se gjendja e fatkeqësisë natyrore ia lejon këtë qeverisë, por e para e punës pse është bërë sekret? Ku është sekreti shtetëror këtu? Ky nuk po blenë as raketa e as mitraloza, po blen medikamente për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Dhe e dyta, nuk është problemi që në botë ky ishte çmimi dhe ne e blemë me këtë çmim. Ne e blemë me 4 herë çmimin e tregut. Kjo e ka një emër dhe jam i sigurt që ju dhe kushdo që na ndjek ja vë emrin se çfarë është kjo. Kjo është vjedhje. Kjo është arsyeja. Ndërkohë nuk marrim përgjigje. Na është premtuar publikisht; pyesni dhe do të merrni përgjigje. Ku është përgjigja për këtë?! Informacionet janë që në Ministrinë e Shëndetësisë, në institucionet e tjera dhe në katet e fundit të kryeministrisë ka tre ditë që punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat, për të falsifikuar ofertat. Dhe ky është momenti që prokuroria të dalë nga karantina sepse karantina e prokurorisë është shumë e dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Le të hetojë e të çojë deri në fund të gjithë këta tendera sekretë dhe gjithë këto abuzime sepse me këto para që po vidhen mund të ndihmoheshin mijëra familje që sot janë lënë në mes të katër rrugëve

Pyetje: Lidhur me denoncimet dhe konkretisht sa i takon tenderave z. Basha, a është PD e zhgënjyer nga SPAK, nga institucionet e drejtësisë?

Lulzim Basha: Sapo ju thashë, karantina e prokurorisë është shumë e rrezikshme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Ndaj Prokuroria urgjentisht duhet të dalë nga përgjumja dhe nga karantina. Dhe me transparence; transparenca është gjithmonë shumë e nevojshme dhe në veçanti tani, t’u deklarojë qytetarëve se çfarë hapash po merr për të hetuar me objektivitet dhe me shpejtësi të gjitha këto denoncime që janë bere dhe që tregojnë përmasat dhe tiparet e një regjimi, se s’kam si ta quajtur tjetër.

Pyetje: A ka Partia Demokratike një strategji ekonomike për daljen nga kriza?

Lulzim Basha: Po, dhe e kemi shpalosur prej ditës së parë. E
kemi përditësuar edhe në raport me zhvillimet në vend, edhe në raport me thellimin e krizës nga dështimet e qeverisë, edhe në raport me përvojat e fituara nga disa prej vendeve rreth nesh apo vendeve të tjera që po luftojnë pandeminë dhe krizën ekonomike.
Së pari dhe më kryesorja është që ne ta kuptojmë fare qartë që kjo nuk është koha për të vazhduar për t’u mbajtur tek xhaketat e 10 oligarkëve. Kjo është koha për t’i lëshuar këta 10 oligarkë, për t’ua hequr ato kontrata abuzive dhe për t’i kaluar këto qindra miliona tek qytetarët.
Se dyti, është momenti që çdo
kush të marre ndihmën që i takon, e jo me letër siç është bërë deri tani me 10 apo 15% të goditur, e ne fakt as 3 apo 5% e tyre nuk i kanë marrë akoma. Por që të kemi këtë duhet që në radhë të parë të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila mendon për njerëzit. Dhe kjo është arsyeja, s’kemi absolutisht asnjë objektiv dhe asnjë qellim tjetër; edhe për propozimet, edhe për kritikën, edhe për denoncimet përveçse t’i tregojmë kësaj qeverie që, për fat të keq, është kjo në krye të vendit se çfarë detyrash ka dhe se si neglizhimi i këtyre detyrave demton jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve.
e qeverisë, edhe në raport me përvojat e fituara nga disa prej vendeve rreth nesh apo vendeve të tjera që po luftojnë pandeminë dhe krizën ekonomike.
Së pari dhe më kryesorja është që ne ta kuptojmë fare qartë që kjo nuk është koha për të vazhduar për t’u mbajtur tek xhaketat e 10 oligarkëve. Kjo është koha për t’i lëshuar këta 10 oligarkë, për t’ua hequr ato kontrata abuzive dhe për t’i kaluar këto qindra miliona tek qytetarët.
Se dyti, është momenti që çdo
kush të marre ndihmën që i takon, e jo me letër siç është bërë deri tani me 10 apo 15% të goditur, e ne fakt as 3 apo 5% e tyre nuk i kanë marrë akoma. Por që të kemi këtë duhet që në radhë të parë të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila mendon për njerëzit. Dhe kjo është arsyeja, s’kemi absolutisht asnjë objektiv dhe asnjë qellim tjetër; edhe për propozimet, edhe për kritikën, edhe për denoncimet përveçse t’i tregojmë kësaj qeverie që, për fat të keq, është kjo në krye të vendit se çfarë detyrash ka dhe se si neglizhimi i këtyre detyrave demton jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY