Burgu 313, te burgosurit bejne tampone, te izoluarit futen tek sektori i...

Burgu 313, te burgosurit bejne tampone, te izoluarit futen tek sektori i rrepte

202
0
Shares

Plot 13 persona te burgosur qe jane infektuar me koronavirus janë veçuar nga të paraburgosurit e tjerë dhe janë karantinuar në sektorin Bis41 tek burgu 313. Numri i te infektuarve u rrit ne kete burg pasi nje nje gardian dhe nje i burgosur italian u infektuan.

Bis41, i ndërtuar për të mbajtur të izoluar nga bota e jashtme kokat e krimit, tashmë është bërë strehë e të prekurve nga virusi, raporton tv A2.

Ndërkohë, ekspertët e ISHP janë duke bërë tamponimet tek të izoluarit e tjerë në të njëjtin burg, për evidentimin e të infektuarve të tjerë. Po sipas burimeve, ditët e fundit, Drejtoria e Burgjeve ka urdhëruar boshatisjen e Spitalit të Burgjeve për ta shndërruar atë në spital COVID. Për rrjedhojë, asnjë i burgosur me probleme shëndeti nuk është transportuar në këtë spital nga burgjet e tjera të vendit.

Gjatë paradites së të enjtes, aty është punuar për të instaluar bombula oksigjeni. Burimet saktësuan se në burgun e grave nr.325 po përgatiten ambiente për zhvendosjen e pacienteve femra, që ndodhen aktualisht në spitalin e burgjeve.

Situata ka krijuar shqetësim tek të burgosurit, por edhe tek familjarët e tyre. Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë zgjedhur të mos ndajnë asnjë informacion për publikun.

Nderkohe mediat online ne Tirane Kane njoftuar se infektimi ka ndodhur edhe ne burgun 302 po ne Tirane ku besohet sebte pakten nje person eshte i semure.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY