Nuk është në debat cilësia e testeve por numri i testeve

Nuk është në debat cilësia e testeve por numri i testeve

25
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë sonte foto të ekipit që kryen testet e Covid 19 në terren duke vijuar polemikën e testeve duke vënë përballë akuzës për pak teste cilësinë dhe përkushtimin e atyre që bëjnë testet.

Në fakt nuk është brenda polemikës stafi apo personeli që bën testet, apo edhe cilësia e punës së tyre. Ashtu si mendon për ta ministria e Shëndetësisë mendon e gjithë Shqipëria dhe cdo krah i politikës. Diferenca këtu është se pse ka kaq pak të tillë heronj. Duehj të ishin të paktën disa të tillë që të arrinin të bënin një numër testesh që siguron se njërëzit e sëmurë nuk janë rrugës.

Postimi i Manastirliut:

Shumëkush flet për testimet por pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren nga #epidemiologët tanë, që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë❗️

#Mirënjohje për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me #COVID19 dhe izolimin e vatrave në territor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY