Parlamenti do mblidhet me 16 prill, vendosja e deputeteve e ben unike...

Parlamenti do mblidhet me 16 prill, vendosja e deputeteve e ben unike seancen

82
0
Shares

Aktet normative te miratuara nga qeveria deri më tani për koronavirusin duhet të votohen edhe nga Kuvendi. Prandaj është vendosur që të zhvillohet një seancë plenare më datë 16 prill.

Por menyra se si do te zhvillohet do ta beje kete seance me te vecanten e Parlamentit ne Shqiperi. Pavaresisht se Parlamenti eshte i manget dhe nuk ploteson numrin kushtetues te tij, vendosja e deputeteve duhet te soguroje distancen sociale.

Deri tani kemi vetem nje deputet te infektuar, Adriatik Alimadhi qe ndodhet ne spital.

Mësohet se krahas vendeve të tyre klasike, do të përdoren për t’u ulur deputetet edhe llozhat si edhe plateja e sipërme ku qendrojnë zakonisht gazetarët.

Megjithatë, të gjitha detajet për këtë seancë do të përcaktohen të premten gjatë Konferencës së Kryetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY