Las Vegas/Të pastrehët flenë 2m larg në parkingun e qendrës tregtare

Las Vegas/Të pastrehët flenë 2m larg në parkingun e qendrës tregtare

59
0
Shares

Në Las Vegas, strehimi i të pastrehëve ne ambjentet e kishave Katolike ka shërbyer prej kohësh si një strukturë për njerëzit që kanë nevojë për strehim.

Por pasi një njeri i pastrehë që përdori objektin u testua pozitivisht për koronavirus javën e kaluar, strehimoreja u detyrua të mbyllet, duke lënë 500 persona të pastrehë rrugëve.

Edhe Courtyard Homeless Resource Center, një strukturë aty pranë,  nuk ishte në gjendje të merrte më shumë njerëz pasi ishte pothuajse e mbushur në kapacitet.

Kështu që në Las Vegas dhe Clark County, zyrtarët e Nevadës vendosën të krijojnë një strehimore të improvizuar të pastrehë – në parkingun e Qendrës Tregtare Cashman.

Sipas CNN, Gjatë fundjavës, parkingu i qendrës, që është normalisht një kompleks i stadiumit të  bejsbollit, u shndërrua në një hapësirë ​​gjumi me ndihmën e vullnetarëve.

Por imazhet e postuara në rrjetet sociale sollën reagime përçmuese nga shumë qytetarë.

Në foto, një pjesë e vogël njerëzish janë parë të shtrirë në kuti të bardha të pikturuara në dyshemenë e betonit – gjashtë metra larg njeri tjetrit  për të zbatuar distancimin shoqëror.

DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY