FAO ul flamurin me gjysëm shtizë për shqiptarin

FAO ul flamurin me gjysëm shtizë për shqiptarin

192
0
Shares

Shqiptari që vdiq nga koronavirusi në Itali, Adrian Kazazi, 61 vjeç, baba i 2 djemve është nderuar nga institucioni ku punonte por edhe ministria e Jashtme italiane.

Drejtori i Përgjithshëm i FAO, Qu Dongyu në profilin zyrtar të FAO ka shkruar se me dhimbje të madhe mori “lajmin e ndarjes nga jeta të mikut e kolegut Adrian Kazazi, 25 vjet dedikuar FAO. Një ditë e trishtë për punonjësit e këtij institucioni, Do të na mungojë shumë”.

Edhe zëvendësministrja e Jashtme italiane Emanuela De Re ka nderuar kujtimin e shqiptarit me fjalët “shpreh ngushëllimet e thella familjes për humbjen e Adrian Kazazi, punonjës i FAO që ndërroj jetë për shkak të koronavirus. Më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë së bashku Itali”.

Gjatë ditës së djeshme në selinë e FAO në Romë, flamuri i këtij Institucioni u ngrit në gjysmështizë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY