Cudit Suedia , inkurajon njerezit te dalin jashte

Cudit Suedia , inkurajon njerezit te dalin jashte

283
0
Shares

Suedia befason me skenarin e saj duke mbajtur shkollat hapur, madje inkurajon njerëzit që të dalin jashtë.

Financial Times thotë se Suedia ka vetem nje kufizim, ndalon grumbullimet e më shumë se 500 personave dhe këshillon punonjësit të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur.

Lokalet janë të hapura, kurse gazetat janë të mbushura me histori të mijëra njerëzve të mbledhur nëpër resorte skish.
Johan Carlson, kreu i Agjencisë Publike të Shëndetit, e mbrojti këtë qasje duke thënë se vendi “nuk mund të marrë masa drakonike që kanë një ndikim të kufizuar mbi epideminë, por nxjerrin jashtë loje funksionet e shoqërisë”.

Megjithatë ai pranoi se numri i vdekjeve në Suedi do njohë rritje.

Deri më tani në këtë vend janë regjistruar mbi 2 mijë raste me koronavirus dhe 33 të vdekur.

Një epidemiolog tha se shifra është akoma e menaxhueshme.

Por epidemiologu Joacim Rocklov tha se ky është një eksperiment i madh.

“Nuk ia kemi idenë. Mund të funksionojë- por edhe mund të shkojë në drejtimin e gabuar”.

Autoritetet në Suedi nuk kanë thënë nëse po ndjekin strategjinë e imunitetit të tufës, ku një pjesë e madhe e popullsisë e marrin virusin për të ndërtuar imunitetin e shoqërisë.

Qasja liberale e Suedisë është në kontrast me vendet fqinje, si Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda që kanë imponuar masa të rrepta kufizimesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY