Si u perfshine ne listen e parakushteve blerja e votes dhe krimi...

Si u perfshine ne listen e parakushteve blerja e votes dhe krimi i organizuar

92
0
Shares

Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi u përball me një seri pyetjesh lidhur me negociatat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë. Një pikë e veçantë ku u ndal gazetarja Ilva Tare ishte edhe skepticizmi i vendeve si Holanda dhe Gjermania.

Varhelyi megjithatë u shpreh optimist përkundrejt kushteve të vëna nga këdo dy vende dhe tha se Shqipëria do të arrijë të finalizojë me sukses punën e nisur me reformat nëse vë të gjithë fuqitë e veta në këtë aspekt.

Ilva Tare – Ministri i Jashtëm Holandez Blok u shpreh se hapja e negociatave me Shqipërinë do të realizohet vetëm në kohën që do të plotësohen kushtet e qarta të vendosura nga BE-ja dhe vetëm atëherë mund të thirret konferenca ndërqeveritare. A nënkupton kjo se ka disa vende që janë ende hezituese dhe nuk i marrin në konsideratë rekomandimet e komisionit, që për të tretin vit radhazi ishte rekomandim pa asnjë kusht?

Oliver Varhelyi – Mendoj se kemi arritur të bindim shumicën e vendeve anëtare, të paktën shumë më mirë se më parë. Kjo është arsyeja se përsa ata kanë rënë dakord për hapjen e negociatave.  Sigurisht që disa kanë dyshime dhe duan t’i shohin të realizuara të gjitha kushtet deri në fund. Kjo është edhe arsyeja se përse janë vendosur kushtet. Unë jam shumë i sigurt që Shqipëria do të arrijë t’i përmbushë ato. Shqipëria ka filluar të realizojë disa prej tyre dhe do të thosha që një pjesë e madhe e këtyre kushteve kanë marrë përgjigje nga autoritetet shqiptare. Kjo do të thotë se ka ende punë për të bërë, por me përpjekjen e të gjithëve bashkë ne mund t’ia dalim. Sigurisht Shqipëria duhet t’i përqendrojë të gjithë forcat dhe t’i përshpejtojë përpjekjet. Por siç e ka bërë deri tani, unë jam i bindur se do t’ia dalë mbanë.

Ilva Tare – Dje ju e theksuat se u rikthye besueshmëria si për palën europiane dhe për Ballkanin për zgjerimin. Sidoqoftë demokristianët gjermanë, theksuan se 15 parakushtet e vendosura nga shtetet anëtare për Shqipërinë kërkojnë nga komisioni ta ndjekë punën më nga afër, më strikt dhe me më shumë kujdes. A  është kjo kritikë për raportet tuaja?

Oliver Varhelyi – Nuk e mendoj si kritikë, e marr si një shenjë inkurajuese. Sepse nëse e sheh raportin e ndërmjetëm ose versionin e përditësuar në fillim të marsit, do të shihni se janë të ndryshme. Dhe mendoj se opinioni nga CDU e konfirmon këtë përqasje të re. Ne duam t’i shohim  dhe t’i prezantojmë gjërat në terren. Ne duam t’i prezantojmë zhvillimet siç janë në një formë  të kuptueshme, të prekshme dhe të qartë. Kjo është ajo çfarë do të bëjmë.

Krimi i organizuar dhe SPAK

Ilva Tare – Për të parën herë Këshilli Europian i kërkon prokurorisë shqiptare të hapë çështje për blerjen e votës dhe çështje të tjera në lidhje me krimin e organizuar. Si u përfshinë këto në listën e parakushteve?

Oliver Varhelyi –  Këto janë çështje për të cilat një grup i madh shtetesh këmbëngulën, sepse në procesin e zgjerimit nuk mjafton thjesht parashtrimi i legjislacionit, është e rëndësishme edhe ta zbatosh atë. Vendet anëtare nuk duan ta shohin vetëm miratimin e ligjeve por edhe sesi vihen në jetë dhe kjo është arsyeja se përse këto kushte u vunë aty.

Pyetur lidhur me bashkëpunimin e aktorëve politikë në vend, komisioneri tha se bashkëpunimi është çelësi dhe se reformat nuk duhet të mbeten në letër.

Ilva Tare – Duke marrë në konsideratë listën e parakushteve dhe ditët e errëta që po kalon e gjithë bota për shkak të pandemisë së Covid-19, politikanëve shqiptarë u është kërkuar jo vetëm të tregojnë vullnet, por edhe të jenë të bashkuar për të implementuar reformat e kërkuara. Si mund të kontribuojnë le të themi në ndërtimin e institucioneve gjyqësore, kur siç urojmë, as qeveria dhe as opozita nuk duhet të ndërhyjnë në sistem?

Oliver Varhelyi – Ne kemi nevojë t’i kemi të përfshirë të gjithë aktorët për të realizuar këtë. Si për reformën në gjyqësor apo reformën zgjedhore, ne duhet të kemi të përfshirë të gjithë aktorët brenda dhe jashtë parlamentit. Kjo është për vendin, për të mirën e vendit. Kur e vizitova Shqipërinë, mesazhi im ishte se nuk mund të arrish asgjë pa ndihmën dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve në Shqipëri. Ne mbështetemi në ndihmën e të gjithëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY