Pollo: Nga 5 kushte ne 2016, tani jane 15 kushte per Ramen

Pollo: Nga 5 kushte ne 2016, tani jane 15 kushte per Ramen

44
0
Shares

“Trefishim i kushteve për negociatat”. Keshtu reagon ish deputeti i PD, Genc Pollo. Nga 5 që iu vunë Edi Ramës në 2016 tashmë janë bërë 15 kushte. BE kërkon zgjedhje të lira dhe drejtësi të pavarur, thote Pollo.

Deklarata e Pollos:

Vendimi i Bashkimit Europian për t’i hapur rrugën Shqipërisë drejt nisjes së negociatave të anëtarësimit është një sinjal shprese në këtë periudhë të vështirë. Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria ka shumë kushte para se të nisë bisedimet e anëtarësimit.

Janë trefishuar kushtet: nga 5 që iu vunë Edi Ramës në 2016 tashmë janë bërë 15 kushte. Thelbi i kushteve për nisjen e negociatave janë: zgjedhjet e lira e të ndershme, drejtësia e pavarur dhe funksionale, media e lirë dhe e pavarur, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të 15 kushtet për Shqipërinë janë probleme të krijuara ose të thelluara gjatë keqqeverisjes së Edi Ramës.

Autori i këtyre problemeve as nuk don dhe as nuk di t’i zgjidhë ato. Por me ndryshimin që do të sjellin qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjitha kushtet do të zbatohen, njësoj siç bëmë kur hoqëm vizat, dhe negociatat do të nisin për të realizuar aspiratën e çdo shqiptari për Shqipërinë si Europa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY