LAJMI I FUNDIT/ 4 raste te reja me infeksion ne Vlore!

LAJMI I FUNDIT/ 4 raste te reja me infeksion ne Vlore!

932
0
Shares

Besohet se jane konfirmuar 4 raste me Covid -19 në qytetin e Vlorës, bene te ditur burime te besueshme per abcnews.

Bëhet fjalë për 4 anëtarë të një familje, gjyshja 77 vjeçe, një 69 vjeçar, një grua 50 vjeç dhe një djalë 24 vjeç, transmeton televizioni.

Dyshohet se 4 anëtarët e familjes janë infektuar nga djali tjetër i familjes i cili kishte ardhur nga Bergamo në datën 8 mars në Shqipëri.

Më pas djali është larguar nga Shqipëria në datën 20 mars në Gjermani. Mësohet se ai nuk ka shfaqur shenja gjatë qëndrimit në shtëpinë e tij në Vlorë.

Vlora i është shtuar kështu hartës së të infektuarve me koronavirus në Shqipëri./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY