Gazeta Il Giornale: Kemi lajm te mire per Lombardine

Gazeta Il Giornale: Kemi lajm te mire per Lombardine

343
0
Shares

Lombardia, që është rajoni italian më i prekur nga koronavirusi, duket se po vijnë lajme të mira.

Pavaresisht se Këshilltari për Mirëqenien i këtij rajoni, Giulio Gallera tha se rastet pozitive po rriten, duke shkuar në 27.206 shifrat marrin kuptim tjeter po te krajasohen me nje dite me pare.

Kjo është një rritje me 1691 raste. Por sipas gazetës Il Giornale, kjo është më e ulët se shifra e një dite më parë, kur rritja ishte me 3200 raste. Kjo do të thotë thuajse përgjysmim i rasteve të reja.

Vdekjet kanë arritur në 3456, një rritje me 361. Por një ditë më parë, rekordi negativ ishte 546 raste në një ditë.
Gazeta shkruan se këto numra japin shpresë, por duhet pritur deri të martën për të parë nëse ky është trend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY