Protesta e rrallë në Prishtinë kundër krizës politike, dalin në dritare me...

Protesta e rrallë në Prishtinë kundër krizës politike, dalin në dritare me tenxhere, çelesa, lugë

70
0
Shares
Foto, Banka e vjedhur ne Prishtine

Qytetarët e Kosovës, iu përgjigjën ftesës së Replike, për të protestuar në ballkonet e dritaret e tyre, kundër zhvillimeve politike në vend, shkruan Gazeta Insajderi.
Ashtu si në vitet e 90-ta, qytetarët dolën nëpër ballkone e dritare dhe krijuan zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë).
Në njoftimin e Replike, thuhej se revolta dhe protestimi prej ballkonit e ka një simbolikë të madhe dhe historike tek qytetarët e Kosovës.
“Gjatë viteve të 90-ta, qytetarët e Kosovës, nga ballkonet e dritaret e tyre kanë përdorur mjete të ndryshme të cilat krijojnë zhurmë për të shprehur revoltën ndaj sistemit shtypës të asaj kohe.
Sot, qytetarët e Kosovës në kohë pandemie po përballemi me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës.
Në një kohë kur të gjithë do të duhej të ishin të bashkuar dhe të unifikuar që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar karshi pandemisë së virusit”, thuhej në njoftimin e Replike.
Qytetarët u përgjigjën dhe përgjatë 10 minutave nuk pushuan duke krijuar zhurmë në shenjë revolte./ Insajderi.com

Si në vitet e 90-ta – Qytetarët e Kosovës në protestë kundër zhvillimeve politike

Si në vitet e 90-ta – Qytetarët e Kosovës në protestë kundër zhvillimeve politike

Publiée par Insajderi sur Jeudi 19 mars 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY